Lajme

Partitë Popullore Europiane: Edi Rama, stop presionit politik mbi prokurorinë

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 28 October 2017

Grupi i Partive Popullore Europiane i bëri thirrje Edi Ramës të ndalojë presionin politik ndaj Prokurorisë, në mbrojtje të Saimir Tahirit.

Në deklaratën e PPE-së mbi zhvillimet e fundit në vend, grupi i partive thekson se ka ndjekur me vëmendje mënyrën se si, sipas PPE-së, i është bërë presion prokurorisë, në dëm të hetimeve ndaj Tahirit që akuzohet për trafik droge dhe korrupsion.

Sipas deklaratës, PPE mbështet Lulzim Bashën, i cili dënoi presionin politik të Ramës mbi prokurorinë dhe përdori shumicën parlamentare në mbrotje për Tahirin.

-Advertisement-

Deklarata mbyllet me vënien në dukje të rëndësisë që ka për vendin dekriminalizimi i zyrtarëve të lartë dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Deklarata e Partive Popullore Europiane mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri:

Grupi i Partive Popullore Europiane ka ndjekur me vëmendje presionin politik të kohëve të fundit mbi Prokurorinë, nisur nga fakti se Prokuroria Shqiptare për Krimet e Rënda, i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për ish-Ministrin e Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri në mënyrë që ta hetojë për akuzat e korrupsionit dhe trafikimit të drogës. Megjithatë, Partia Socialiste, shumica qeverisëse në Kuvend, në 25 tetor votoi kundër heqjes së plotë të imunitetit politik të Tahirit.

Grupi i Partive Popullore Europiane mbështet plotësisht Z. Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike, i cili dënoi presionin politik të Kryeministrit të Shqipërisë mbi Prokurorinë, dhe përdorimin e shumicës parlamentare për mbrojtjen politike të ish-ministrit Tahiri.

Grupi i Partive Popullore Europiane i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe shumicës qeverisëse të ndërpresin menjëherë presionin politik ndaj Prokurorisë si dhe të kanalizojnë instrumentet e tyre politikë, në mbrojtje të drejtësisë.

Grupi i Partive Popullore Europiane, nënvizon se dekriminalizimi I zyrtarëve publik është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e kulturës politike në vend. Gjithashtu, lufta kundër krimit të organizuar mbetet një çështje jetike për Shqipërinë në drejtim të angazhimit të saj për sundimin e ligjit në kuadër të procesit të Integrimit Europia

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera