Partitë politike, pa profile ideologjike
Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 30 December 2017
Partitë politike në Kosovë, ndonëse një pjesë e tyre kanë shënuar punën e tyre prej dekadash, e disa janë më të vonshme, ato nuk kanë arritur që të profilizohen politikisht dhe ideologjikisht, si parti të djathta, të majta, socialdemokrate, liberale demokratike etj, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.
Ky mosprofilizim i tyre, siç thonë ata, vazhdon edhe më tej, pavarësisht se shumica e tyre kanë përvojë qoftë në pushtet, qoftë në opozitë, duke bërë disa herë koalicione partnerësh për qeverisje, koalicione parazgjedhore, por dhe koalicione pas zgjedhjeve.
Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që partitë politike në Kosovë udhëhiqen sipas, siç e quan ai, mentalitetit ballkanik, me bajraktarizëm dhe me liderizëm. Për pasojë, sipas tij, nuk është në interesin e elitave të partive politike që të profilizohen ideologjikisht, sepse një gjë të tillë nuk e shohin si hap pragmatik.
“Orientimin afatgjatë, ideologjikisht, për t’i përfshirë shtresat e caktuara të popullatës dhe për ta bërë programin, i cili e nxit një zhvillim të caktuar politik, nuk e përdorin ose nuk po kanë dëshirë që ta përdorin. Veprojnë si grupe klanore, si grupe lideriste, si grupe regjionale, klienteliste ose si grupe të caktuara të interesit dhe lufta për pushtet ose lufta për të qenë në qeveri, bëhet duke shkelur parimet ideologjike dhe orientimet programore të partive”, thotë Tahiri.
Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, thotë për Radion Evropa e Lirë se në parim, profilizimi ose jo i partive politike pasqyrohet nëse ato hyjnë në qeverisje. Sipas tij, deri më tash shumica e partive politike kanë qenë pjesë të qeverisjeve qendrore në mandate të ndryshme.
“Kanë një tentim për t’u profilizuar, mirëpo kryesisht adaptohen sipas rrethanave shoqërore dhe kamuflohen si të tilla në fushata zgjedhore. Mirëpo, ato mbesin të njëjta në qeverisje. Ndoshta, i vetmi subjekt, i cili mund ta konsiderojmë si subjekt i profilizuar në Kosovë, është Lëvizja Vetëvendosje, e cila promovon një qasje të majtë, socialdemokrate. Mirëpo, ajo ende nuk ka qenë në pushtet dhe nuk e dimë se si do të qeveriste. Partitë kryesisht kanë profilizime ‘ad hoc’, pra të momentit, por jo profilizime që mund ta prodhojnë një histori politike, një histori qeverisëse me vite ose me dekada”, shprehet Zogaj.
Megjithatë, partitë politike në Kosovë, në mënyrë deklarative janë të përcaktuara për profilin politik.
Por, sipas politologut Tahiri, në momentin që partitë politike futen në qeverisje, kryesisht si partner koalicioni, programet qeverisëse nuk respektojnë fare programet dhe profilet ideologjike të deklaruara të atyre partive.
“Si të tilla, ata e shikojnë vetëm interesin, se sa kanë marrë agjenci, sa kanë marrë ministra apo zëvendësministra, sa kanë arritur drejtori të punësimit, sa kanë arritur interes që t’i rehatojnë militantët e vet. Nuk kemi pasur asnjë rast që ndonjë koalicion ose qeverisje është prishur për arsye ideologjike ose për arsyen se janë dalluar konceptualisht gjatë qeverisjes”, vlerëson Tahiri.
Mendim të ngjashëm shpreh edhe analisti Zogaj:
“Nuk e kanë shumë këtë hall, pra, që mungesa e profilizimit mund të pengojë zbatimin e politikave. Nuk e kanë këtë hall, nuk e kanë përgjithësisht këtë problem”.
Njohësit e zhvillimeve politike theksojnë se si rezultat i mungesës së profilizimit të partive politike, në Kosovë konsiderohet e moralshme që disa individë të lëvizin nga një parti në tjetrën, për të fituar një mandat për veprim politik. Kjo, sipas tyre, ka ndodhur në Partinë Demokratike të Kosovës, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, në Nismën për Kosovën, në Aleancën Kosova e Re, në Lëvizjen Vetëvendosje dhe në të gjitha subjektet tjera politike.
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...