Lajme

Partia “Fjala” përdor fëmijët për fushatë para xhamisë(Video/Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 09 June 2017

Gjatë 10 ditëve fushatë në Kosovë, shqetësues ka qenë numri i madh i fëmijëve pjesëmarrës në organizimet e partive politike

Portali “infokusi.com” vazhdimisht kishte raportuar për këtë dukuri shumë shqetësuese.

Njësoj do të bëjë edhe në ditën e fundit të fushatës, 3 fëmijë kanë shpërndarë fletushka të partisë ” Fjala” dhe liderit të kësaj partie Gëzim Kelmendi”

-Advertisement-

Fëmijët kanë qëndruar për më shumë një orë në hyrje te xhamisë në rrugën “Bajram Kelmendi” duke shpërndarë fletushka për çdo vizitorë të xhamisë dhe kalimtarë në rrugë, shkruan Infokusi.com

Portali “Infokusi” gjatë fushatës kishte raportuar edhe për raste te tjera të kësaj partie duke bërë fushatë para xhamive të ndryshme por shpërndarësit ishin të moshave madhore.

Ditë më parë organizata Demokracia në Veprim kishte publikuar disa të dhëna gjatë monitorimit të 4 ditë fushatë zgjedhore në Kosovë ku u vërejtën afërsisht në 1284 fëmijë.

Përdorimi i fëmijëve në mënyrë të organizuar, të cilët bartin materialet propaganduese të subjekteve politike që po garojnë në zgjedhje./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera