Partia e Ali Ahmetit reagon: Sqarimi i Presidencës së Kosovës për incidentin në aeroport zbuloi gënjeshtrat e VLEN-it
Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 03 August 2024
Bashkimi Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti, përmes një komunikate për media kanë thënë se e përshëndesin sqarimin e dhënë nga Presidenca e Kosovës lidhur me incidentin e ndodhur në Aeroportin e Shkupit.
SIpas BDI-së, komunikata e Presidencës së Kosovës ka zbuluar të gjitha “gënjeshtrat infantile të vazalëve puthadorë dhe shërbëtorë nga Vlen për ta heshtur dhe minimizuar skandalin më të madh diplomatik në historinë e vendit”, shkruan Express.
Partia që drejton Ahmeti thotë se të gjithë eksponentët e VLEN-n kanë pasur një skenar arsyetues, ndryshe nga njëri-tjetri dhe se të gjithë u demantuan nga Presidenca e Kosovës dhe institucionet maqedonase.
“Ky skandal, medoemos duhet zbardhur gjer në fund dhe përgjegjësi politike duhet të bartin menjëherë uzurpatorët jolegjitim të institucioneve Astrit Iseni nga MPB dhe Afrim Gashi nga Kuvendi”, thuhet në komunikatë.
BDI në fund thotë se shqiptarët s’janë të mbrojtur as të përfaqësuar në qeverinë “monoetnike”.
“Sjellja e egër dhe e palejueshme e shefit të sigurimit të kryetarit jolegjitim të Kuvendit me urdhër të Afrim Gashit, si dhe injoranca institucionale e Astrit Isenit i cili as që e dinte për skandalin, janë të papranueshme. Shqiptarët nuk janë të mbrojtur e as të përfaqësuar në qeverinë monoetnike. Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare janë tërësisht të nënshtruar dhe servil. Poshtërsimi dhe turpërimi i shqiptarëve nga ca vazalë dhe të preferuar të VMROsë, e jo të popullit, nuk do të lejohet”, përfundon reagimi.
Të tjera
-
Trepça në krizë të prodhimit
Kombinati metalurgjik Trepça nuk ka arritur deri më tash të prodhojë as gjysm...
-
Vdẹs policja, Havë Blakaj
Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka vdekur zyrtarja policore, H...
-
Komuna e Prishtinës: IHMK ka paralajmëruar reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta e rrufe, tregoni kujdes të shtuar
Komuna e Prishtinës i ka njoftuar qytetarët se Instituti Hidrometeorologjik i...
-
Kurti vazhdon takimet në Ballkonin e Hapur, sot priti drejtuesit e Komunës së Leposaviqit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar takimet me kryetarët e komun...
-
IKSHPK: 4 raste të `Etheve të Nilit Perëndimor` në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në K...
-
Nis mbledhja e parë e Kryesisë pas pushimit veror
Ka nisur mbledhja e parë e Kryesisë pas pushimit veror. Në mbledhjen e sot...
-
BE heq nga lista e sanksioneve ruse nënën e ish-kreut të Wagner dhe djalin e një oligarku
Ambasadorë të Bashkimit Evropian pritet të largojnë këtë javë nga lista e san...
-
Pesha e rëndë e librave, çfarë rekomandon fizioterapisti për fëmijët
Pesë kg peshoi çanta e Xhoanës me vetëm 3 libra vitin e kaluar. Me nisjen e v...
-
Haradinaj për Osmanin: Presidente koti, doli për ta hequr përgjegjësinë nga vetja sikur të kishte qenë në hënë për 4 vjet
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se presidentja po bën “përpjekje të mj...
-
Kurti: Albanologjia, dije luftarake për të drejta të shqiptarëve në Ballkan
Kryeministri Albin Kurti në hapjen e konferencës “Java e Albanologjisë”, ka t...
-
Turisti zvicerian vdẹs pasi hyri për t’u larë në plazhin e Shëngjinit
Një turist zvicerian ka humbur jetën pasi u fut për t’u larë në plazhin e Shë...
-
Abdixhiku: Për 4 vjet, deficiti tregtar është rritur nga 2.8 në 5.2 miliardë euro, Qeveria populliste dhe Kurti s’e kuptojnë ekonominë
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se këtë vit Kosova do ta kalojë,...