Lajme

Partesh: Gjendet i vdekur një burrë në vendin e punës

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 21 May 2022

Një burrë është gjetur pa shenja jete të premten në vendin e tij të punës në Pratesh, përkatësisht në fshatin Pasjan, shkruan Gazeta Infokus.

Ai punonte roje në një objekt që ishte në ndërtim e sipër.

Policia ka njoftuar se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera