“Parlamenti ynë rrahet mes vete, shahen mes vete, unë jam intelektual” – Reagon Jahja Koka pasi u la jashtë listës së VV-së
Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 12 December 2024
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deputet, të cilët janë në garë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Në këtë listë të Vetëvendosjes, ka dhe kandidatë të rinj. Por mungon profesori Jahja Koka.
Koka i cili aktualisht është deputet i VV-së në Kuvendin e Kosovës, ka vendosur që kësaj radhe të mos jetë pjesë e garës.
E për këtë ai ka një arsye. Thotë se Kuvendi i Kosovës, nuk është vend i denjë për një intelektual si ai.
“Moti kam deklaruar se s’do të jem në listë. Pjesë e listes s’jam se parlamenti ynë, rrahet mes vete, fjalosën mes vete, shahen mes vete. Unë s’jam me u sha, e me u rreh. Jam intelektual, nuk shahem nuk rrehem. Të gjitha partitë nuk kanë konsideratë. Nuk e kanë nivelin e parlamentin reprezentativ. Jo vetëm një parti, por të gjitha partitë. Dikush shan me nanë, dikush fjalë të ndyta, pastaj rrehen dhe mes vete. Kështu që kjo është arsye kryesore, që s’dua të jem pjesë, për arsye se nuk ka profil intelektual në mesin e tyre. Nuk e kam për një parti, por të gjitha partitë. Kjo është arsyeja”, ka thënë Koka për Indeksonline.
E teksa flet për kandidatët e përfshirë në garë për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Koka thotë se të gjitha listat e partive politike reprezentojnë mesatarën e qytetarëve të Kosovës.
“Të gjitha listat reprezentojnë mesatarën e qytetarëve tonë të Kosovës. Uroj që edhe këta të VV dhe tjerët të mos shahën mes vete, të mos rrehen mes vete. Por të trajtojnë problemet e qytetarëve. Ky është urimi im i sinqertë”, thotë Koka.
Megjithëse nuk është më pjesë e listes, Koka thotë se partia pjesë e së cilës ishte deri tani do të dal fituese në zgjedhjet e ardhshme.
“Me siguri do të jetë shumë lartë. Kjo është atmosfera, që do të jetë shumë lartë VV ”, tha ai.
Të tjera
-
ShBA: Përkrahje me kusht qeverisë së ardhshme të Sirisë
Pas rënies së Presidentit sirian Bashar al-Assad në Siri, administrata e Pres...
-
Bislimi takohet me përfaqësues të Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësues të...
-
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Mbulimit Shëndetësor Universal me moton “Shëndeti: Përgjegjësi e Qeverisë”
Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shoqatën e të Drejtave të Pac...
-
Maqedonci e njofton homologun e tij nga Letonia për gjendjen në veri pas sụlmit tẹrrorist në Ibër Lepenc
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në vizitë zyrtare homologun e...
-
Kurti udhëton për në Zagreb të Kroacisë, zhvillon vizitë zyrtare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zagreb të Kroacisë ku ...
-
Biden fal 39 persona, u lehtëson dënimin 1500 të tjerëve
Presidenti në largim i SHBA-së Joe Biden tha të enjten se ka falur 39 persona...
-
Policia e Kosovës operacion të përbashkët me FBI dhe SPAK- Kapen tre persona, shisnin të dhëna personale të amerikanëve
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike n...
-
Osmani me republikanin Tillis, bisedon për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Uashington D.C është takuar me senator...
-
REL: Kurti u ftua nga Prokuroria Speciale për rezervat shtetërore
Qeveria e Kosovës njoftoi, por nuk sqaroi se për cilin rast e ftoi Prokuroria...
-
KQZ: Me 7 janar të vitit të ardhshëm bëhet tërheqja e shortit për renditjen e partive politike
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka njoftuar të enjten se gjatë periudhës sh...
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi, ia publikon fotografitë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arres...
-
Partia e Elbert Krasniqit shpalos listën e kandidatëve për deputetë
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) ka publikuar listën e kandidatëv...