Lajme

Parlamenti Studentor: Të mbahen zgjedhje të përgjithshme të parakohshme në UP

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 13 September 2023

Parlamenti Studentor kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Rektoratit të Universitet të Prishtinës që të mbahen sa më shpejtë zgjedhje të parakohshme në këtë institucion arsimor.

“Përderisa vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinës (dt.14/08/2023) të apelohet, Parlamenti Studentor kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) që në bashkëpunim me Rektoratin e UP-së të shpallin datën e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të Universitetit të Prishtinës meqenëse konsiderojmë se kjo situatë e krijuar i shërben vetëm atyre që realisht nuk e duan të mirën e universitetit kryesor publik në vend”, thuhet në reagim.

Në reagimin e lëshuar për media thuhet se kjo kërkesë vjen pas publikimit të një aktgjykimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me ligjshmërinë e studentëve të rinj senatorë dhe të drejtës së tyre për të votuar në mbledhjen e datës 24/06/2022 të Senatit të Universitetit të Prishtinës.

-Advertisement-

“Marrë parasysh intensitetin e ulët të punës së Sistemit të Drejtësisë në përgjithësi në Kosovë, për bindjen tonë ky aktgjykim është i porositur dhe rrjedhimisht i nxituar e tendencioz. Sidoqoftë, tendencat e grupeve të interesit, organizatave joqeveritare dhe akterëve të tjerë që të krijojnë jostabilitet në organet drejtuese të Universitetit vetëm sa vështirësojnë realizimin e punëve të mira dhe arritjen e objektivave të UP-së”.

“Derisa ne për asnjë moment nuk e kontestojmë të drejtën e votës së studentëve të rinj senatorë nisur nga praktikat e mëhershme, dinamika zgjedhore e përcaktuar nga KQZ-UP, parimi se të zgjedhurit e rinj votojnë mandatarët e rinj, vlerësojmë se ky aktgjykim duhet medeomos të apelohet nga ana e Universitetit të Prishtinës”, thuhet nga Parlamenti Studentor./Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera