Lajme

Parlamenti i Finlandës hap debatin për anëtarësimin në NATO

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 20 April 2022

Parlamenti i Finlandës ka hapur debatin për të vendosur nëse do të kërkojë anëtarësim në NATO, pasi pushtimi i Ukrainës çoi në një rritje të mbështetjes politike dhe publike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake.

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, tha se vendi i saj do të vendosë “shumë shpejt, brenda javësh” nëse do të aplikojë për anëtarësim. Ligjvënësit në Eduskunta të Finlandës javën e kaluar morën një “letër të bardhë” të porositur nga qeveria që vlerësonte implikimet e anëtarësimit në NATO.

Në raport nuk bëhen rekomandime, por theksohet se pa anëtarësimin në NATO, Finlanda nuk gëzon asnjë garanci sigurie pavarësisht se aktualisht është partnere e aleancës.

-Advertisement-

“Efekti parandalues” në mbrojtjen e Finlandës do të ishte “dukshëm më i madh” si një anëtare e NATO-s, thuhet në raport. /abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera