Parlamenti Evropian kërkon investigim për Varhelyin: E favorizon Vuçiqin
Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 19 January 2023
Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar të mërkurën një hetim të pavarur për komisienerin e zgjerimit, Oliver Varhelyi. Ata dyshojnë se progresraportet kanë favorizuar autokratët.
Ligjvënësit e Parlamentit Evropian bënë thirrje të mërkurën për një hetim ndaj komisionerit të zgjerimit Oliver Varhelyi. Deputetët shprehin shqetësimin se ai favorizon presidentin serb pro rus, Alexander Vuçiq.
Në raportin e miratuar të mërkurën nga Parlamenti Evropian në Strasburg, eurodeputetët i kërkuan komisionit të BE-së të nisë një “investigim të pavarur dhe të paanshëm” për të parë se a është politika dhe sjellja e komisionerit të zgjerimit Oliver Varhelyi, në kundërshtim me kodin e sjelljes se Komisionit dhe të BE.
Në raportin vjetor për zbatimin e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), miratuar të mërkurën me 407 vota pro, 92 kundër dhe 142 abstenime, PE shpreh shqetësimin për informacione që supozojnë se politikani hungarez “përpiqet qëllimisht të anashkalojë dhe minojë reformat demokratike dhe sundimin e ligjit në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE)”.
Prandaj PE i bën thirrje Komisionit Evropian të nisë një hetim të pavarur dhe të paanshëm për të përcaktuar nëse sjellja dhe politikat e Komisionerit është në kundërshtim me Kodin e Sjelljes për Anëtarët e Komisionit dhe detyrimet e Komisionerit sipas Traktateve të BE-së.
Grupi S&D, i socialistëve dhe demokratëve, në Parlamentin Evropian, i cili promovoi peticionin, tha se ishte “i alarmuar nga lajmet” për veprimet e komisionerit. “Komisioneri Várhelyi vazhdimisht relativizon sulmet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ndaj demokracisë dhe mbështet veprimet separatiste të Milorad Dodik”. Ky grup, i dyti për nga madhësia në Parlamentin Evropian, thotë se e ka “pranuar kandidaturën e komisionerit Várhelyi me kusht që ai të veprojë vetëm në interes të të gjithë BE-së. Jo në interes të qeverisë së Budapestit. Tani, pas tre vjetësh në detyrë, ka arsye serioze për të besuar se komisioneri po ndjek axhendën e (Viktor) Orban”, është shprehur eurodeputeti holandez Thijs Reuten, një nga bashkëhartuesit e raportit.
“Roli i Komisionit Evropian është të mbrojë integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të garantojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë. Jo anasjelltas”, thekson S&D.
“Mbështetja e pozicioneve nacionaliste dhe separatiste të Dodikut jo vetëm që do të ishte kundër Kodit të Sjelljes për anëtarët e Komisionit Evropian, por do të ishte lojë me zjarrin”, paralajmëron ai në deklaratë.
Në bazë të raporteve të Komisionit, Këshilli vendos për një mandat negociues me vendet përkatëse, Bosnja dhe Hercegovina e mori statusin e kandidatit për BE në tetor, duke iu bashkuar Malit të Zi dhe Serbisë, Kosova ende nuk e ka marrë këtë status, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë tashmë në një fazë të re në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, me negociatat e anëtarësimit të hapura që nga 19 korriku.
Komisionieri i zgjerimit Varhelyi konsiderohet si njeriu i Orbanit në Bruksel dhe është kritikuar edhe më parë për sjellje miqësore dhe të butë ndaj autokratëve të Ballkanit, sidomos presidentit serb, Aleksander Vuçiq./dw/
Të tjera
-
Imri Ahmeti falënderon qytetarët e Gllogovcit dhe Konjuhit për mbështetje të jashtëzakonshme
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes...
-
Aksident i rëndë në Rozhajë, një i vdekur dhe një i lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Rozhajë të Malit të Zi. ...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Për ish-këshilltarin për Siguri Kombëtare të Donald Trump, John Bolton, rikth...
-
Rasti i ish-krerëve të UÇK-së, ZPS thotë se do t’i përmbahen afatit të caktuar për mbylljen e çështjes së tyre
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e përfaqësuar nga prokurori Matt Hall...
-
Besnik Tahiri: “Sondazhi i fundit, LVV është 16% më pak”
Besnik Tahiri, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Lendita Bekteshi nga LDK-ja premton angazhim për ndryshimin e nevojshëm në Kosovë: Rruga e re fillon tani
Lendita Bekteshi, kandidatja për deputete me numër 66 nga rradhët e Lidhjes D...
-
Bedri Hamza takon mbi 500 biznese: Jeni forca e zhvillimit të ekonomisë, do ta keni mbështetjen e plotë të qeverisë sime
Bedri Hamza sot ka takuar mbi 500 biznese, të cilave u ka premtuar se do ta k...
-
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Ale...
-
Trump del publikisht me ofertë për Putinin për ndaljen e luftës në Ukrainë
Presidenti amerikan, Donald Trump, në rrjetin e tij social në Truth, paralajm...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit: Vetëvendosje në panik, organizon udhëtim falas nga Gjermania
Lëvizja Vetëvendosje duket se është në panik. LVV-ja po mundohet që t’i sj...
-
Albin Kurti i dha 350 mijë euro të buxhetit për pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik në Davos
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëtoi dje (të martën) në Davos të Zvicr...
-
Vjen kritika e parë e Grenellit, i reagon Konjufcës: Për katër vite komplimentuat Biden, pse tash po ankoheni?
E para kritikë nga Administrata e Donald Trump karshi qeverisë kosovare erdhi...