Lajme

Parlamenti Evropian fton për krijim të shpejtë të Qeverisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 15 June 2017

Thirrjeve që pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur të formohet Qeveria e re, u është bashkuar edhe Parlamenti Evropian.

Këtë e ka bërë PE-ja në një debat, në prag të votimit të Rezolutës për Kosovën, e cila u votua të mërkurën, në seancë plenare të Parlamentit Evropian në Strasbourg, shkruan sot Koha Ditore.

Parlamenti Evropian edhe një herë u ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë në mënyrë që ta rrisin besueshmërinë e BE-së. Rezoluta është miratuar në seancë plenare me 474 vota në favor, 134 kundër dhe 64 abstenime

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera