Parisi në “kollaps”! Ndalohet transporti hekurudhor, mbyllen fabrikat
Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 15 December 2019
Pas mobilizimit disaditor kundër reformës së pensioneve, në Francë qarkullimi mbetet problematik.
Në Paris, siç njoftojnë mediat vendase, do të jetë veçanërisht i komplikuar udhëtimi me metro, pasi 14 linja të saj do të mbyllen plotësisht. Edhe trafiku ndërkombëtar, sipas “Le Monde” do të vazhdojë të ketë ngërçe të mëdha.
Pas protestave masive, qeveria franceze paraqiti një reformë të zbutur të pensioneve.
Kryeministri Edouard Philippe tha se duhet të ketë një pension bazë prej 1000 eurosh. Një sistem i unifikuar zëvendëson rregullore të ndryshme të veçanta.
Aksioni megjithatë vazhdon, dhe duket se njerëzit nuk binden nga lëshimet e qeverisë. Reformat kanë shkaktuar greva mbarëkombëtare, që kanë bllokuar transportin hekurudhor, kanë bërë të mbyllen fabrikat dhe kanë ngadalësuar shërbimet publike në të gjithë vendin.
Mediat franceze raportuan të mërkurën se 75% e trenave të distancave të largëta mbeten jashtë shërbimit.Mosha e pensionit ligjor mbetet 62 vjeç. Sidoqoftë, për këtë duhet të pranoni ulje në pensione, tha Philippe. Pensionin e plotë punonjësit do ta marrin në moshën 64 vjeç.
Përveç kësaj, sistemi i ri do të hyjë në fuqi më vonë sesa ishte planifikuar fillimisht, përkatësisht vetëm për ata që kanë lindur prej vitit 1975.
Pra këta janë punonjës, shumica e të cilëve sot janë mbi 44 vjeç. Deri tani ishte bërë e ditur se reforma do të zbatohet për punonjësit që nga datëlindja 1963. Por qeveria këmbëngul sidoqoftë që njerëzit të punojnë “pak më gjatë”.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...