Paris Hilton tregon në lot: Dy të panjohur më rrëmbyen natën dhe më zhveshën!

Autori: Gazeta inFokus
11:14 | 10 February 2021
“Emri im është Paris Hilton, unë jam një e mbijetuar e abuzimit me institucionet dhe flas sot në mbrojtje të qindra fëmijëve të ndaluar në objektet e rehabilitimit në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Me një zë të dridhur dhe lot që i rridhnin në fytyrë, trashëgimtarja 39-vjeçare e perandorisë “Hilton” në botë, dëshmoi në Komitetin e Drejtësisë të Senatit Shtetëror të Utah, në lidhje me abuzimet që ka pësuar në “Provo Canyon School”, të cilën ajo e ndoqi për 11 muaj kur ishte 16 vjeçe. Paris tha se ajo pësoi abuzim fizik dhe psikologjik.
Paris Hilton raportoi përvojën e saj në favor të projekt-ligjit nga ligjvënësit e shtetit amerikan, që bëjnë thirrje për mbikëqyrje më të madhe të qeverisë mbi qendrat e rehabilitimit të të rinjve.
“Gjatë 20 viteve, jam ndjekur nga një makth i përsëritur: dy të panjohur më rrëmbejnë në mes të natës, më zhveshin për të më bërë presion dhe më pas më mbyllin në një ndërtesë. Unë do të doja të thosha që ishte thjesht një ëndërr e keqe, por nuk ishte e tillë ”, tha aktorja, këngëtarja dhe modelja.
Trashëgimtarja më e famshme, gjithashtu deklaroi se personeli i kolegjit e ka rrahur atë, e detyroi të merrte pilula të panjohura, e shikonin ndërsa bënte dush dhe e detyronin të qëndronte në izolim pa rroba si ndëshkim.
“Unë u detyrova të merrja pilula, ata më lanë të shtangur për ditë të tëra. Ata arritën të përkulnin vullnetin tim. Kujdestarja ime u mburr me kolegët e saj se kishte pasur sukses”.
Nuk është hera e parë që Paris tregon këtë histori. Ajo tashmë e ka bërë këtë në dokumentarin “Ky është Parisi”, i publikuar në internet në shtator 2020, në të cilin detajoi abuzimet fizike që pësoi në moshën 16 vjeçe, kur prindërit e saj vendosën që mënyra e vetme për ta shëruar atë nga teprimet rinore, ishte ta mbyllnin në një objekt rehabilitimi privat në Utah.
Një shkollë private, e specializuar në trajtimin e adoleshentëve të vështirë ku, në vitin 1997, prindërit e vajzës paguanin një faturë prej 300 mijë dollarësh për ta mbajtur të mbyllur gjatë muajve të trajtimit.

Të tjera
-
Su*lm me thi*kë në Hamburg, plagosen 12 persona – tre në gjendje kritike
Një sulm me thikë raportohet se ka ndodhur në Stacionin Qendror të Hamburgut ...
-
Oferta e Duda Baljes si profesoreshë? – Flasin nga LVV-ja “E diskutuam dhe…”
Gjatë ditës së sotme, deputetja Duda Balje ka deklaruar se i ishte bërë një o...
-
Pretendimet për ngac*mime seks*uale në veri, Haxhiu mbledh përfaqësuesit e Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se bashkë me pë...
-
Gjobitet shoferi i autobusit që voziti në kahun e kundërt të rrugës në Prishtinë
Policia e Kosovës, pas verifikimit të video pamjeve ku shihet një autobus duk...
-
Abazi: Kurti po e do votimin e fshehtë sepse Rashiqi ia ka siguruar 3-4 vota nga Lista Serbe
Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri i do...
-
Rritja për 907% e kostos së trasnportit të energjisë, Muharremi: Këto kosto i paguan qytetari dhe bizneset, inflacioni po godet prodhuesit dhe ekonominë e Kosovës brutalisht
Kostoja e transportit të energjisë elektrike në Kosovë ka pësuar një rritje d...
-
Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s
Grupi i parë i të burgosurve nga Danimarka pritet të arrijë në Kosovë pas dy ...
-
“Pastrimi” akuzon Komunën e Prishtinës për ndryshim të shërbimeve me kontratën e re
Sindikata “Punëtori” e Kompanisë Rajonale të Mirëmbajtjes “Pastrimi” ka t...
-
Pamje: Grushte e shkelma mes tre personave te Rrethi i Spitalit në Prishtinë
Një rast i rëndë ka ndodhur në Prishtinë ku disa persona janë përleshur mes v...
-
Njësitë ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë realizojnë fluturime në formacion në gjithë Kosovën
Njësitë ajrore të misionit të KFOR-it nga tri vende të ndryshme realizuan flu...
-
Quni: Vetëvendosje e ka futur shtetin në izolim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka folur për mo...
-
Kosova nikoqire e “Defender Europe 25” nga 26 maji deri më 9 qershor
Nga 26 maji deri më 9 qershor 2025, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më...