Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 08 July 2018

Situata meteorolologjike do të stabilizohet gjatë javës së ardhshme, përjashtuar ditën e hënë dhe pjesërisht të martën ku pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Kështu thotë në një njoftim për media, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

“Nga e mërkura sërish do të ketë ngritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme duke ju përgjigjur mesatareve të viteve tjera. Të ënjtën sërish kushte për reshje shiu por që nuk do të reflektohen në uljen e vlerave termike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, përcjell Telegrafi.Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius, përjashtuar dy ditët e para të javës ku maksimalet do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksiamale deri 6 metër për sekond.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera