Lajme

Parashikimi i motit për sot

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 14 June 2023

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër, njofton Meteo Kosova.

Reshjet pritet të fillojnë pak kohë para mesditës, ndërsa pasdite do të intensifikohen dhe do të marrin shtrirje lokale.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h!

-Advertisement-

Temperaturat do të shënojnë ngritje, ku minimalet do të luhaten prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 27°C.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera