Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 09 October 2022

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht të ndryshueshëm.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën parashihet mot relativisht i ngrohtë, me vranësira të dendura dhe me intervale me diell, të martën parashihen ulje të lehta të temperaturave maksimale. Moti do të shoqërohet kryesisht me vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të troposferës, të cilat parashihen të sjellin edhe reshje shiu.

E mërkura dhe e enjtja do të përcillen kryesisht me mot të vranët dhe me kushte për reshje shiu, ndërkaq të premten pritet të mbajë mot me vranësira të ulëta dhe me intervale me diell.

-Advertisement-

“Gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit, temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera