Lajme

Parashikimi i motit për fundjavë

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 31 March 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të ketë mot të ndryshueshëm, me intervale me diell, vranësira e reshje shiu.

Sipas IHMK-së, ditën e shtunë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta, reshje shiu e rrufe.

“Do të ketë rritje të temperaturave, ndërsa presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales”.

-Advertisement-

Ndërsa të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por edhe intervalet me diell, vende-vende vranësirat parashihen të sjellin edhe riga shiu.

“Temperaturat minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë celsius.  Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12m/s”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera