Lajme

Parashikimi i motit për ditën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 20 August 2023

Mot më i nxehtë e kryesisht me diell gjatë javës. Pasdite lokalisht mund të priten edhe rrebeshe shiu me bubullimë, parashikon “Prishtina Weather”.

20.08.2023 – Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell do të dominoj mbi vend javën vijuese, megjithëse orëve të pasdites nuk përjashtohen mundësi që lokalisht me zhvillime të vransirave, të ketë edhe rrebeshe shiu me bubullimë, me më shumë gjasë ditën e hënë dhe të enjte.
Temperaturat do të jenë mbi vlera mesatare, me maksimale deri në 32C e 34C, e ato minimale ndërmjet 16C e 20C.

Niveli i ndotësve ajror do të jetë me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira. Orëve të pasdites vende-vende rritje shënon ozoni sipërfaqësor, që mund të shtyjë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare të ndotjes, mirëpo përkohësisht.

-Advertisement-

Datat:

21.08 – Nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite, lokalisht mund të ketë edhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu.
22.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
23.08 – Mbetet nxehtë e kryesisht me diell.
24.08 – Nxehtë e kryesisht me diell paradite. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu me bubullimë.
25.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare 5-11m/s, kryesisht nga veriu e verilindja.

Shtypja atmosferike do të luhatet në vlera paksa më të larta nga ato mesatare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera