Lajme

Parashikimi i motit në 5 ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 00:02 | 20 February 2021

20.02 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje me reshje të dobëta lokale shiu.

21.02 – Pas mëngjesit me mjegull nëpër ultësira, gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell.

22.02 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave me mjegull.

-Advertisement-

23.02 – Më butë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mjegull.

24.02 – Pjesërisht vranët, por me intervale më të gjata me diell gjatë ditës. Temperaturat në do shënojnë rritje rritje graduale ndjeshëm mbi vlera mesatare, sidomos nga dita e hënë.

Minimalet do të luhaten nga -1C deri në 2C, e maksimalet nga 10C në fundjavë, rriten edhe deri në 16C ditën e martë. Të shtunën do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 5-9m/s, e ditëve tjera drejtimesh të ndryshme 1-5m/s. Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale, e javën e ardhshme me tendencë të rritjes së mëtutjeshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera