Lajme

Parashikimi i motit

Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 19 June 2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot me diell dhe me shi.

Instituti thotë se diell pritet të ketë më shumë ditën e premte, por në territore shumë të kufizuara mund të ketë reshje afatshkurta, ndërsa ditën e shtune, përpos rrezeve të diellit parashihet të ketë edhe reshje lokale shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera