Sport

Parashikim dhe statistika të përballjes, Milan – Arsenal

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 08 March 2018

Arsenali i dërmuar dhe i mundur pa mëshirë në takimet e fundit ka udhëtuar në ‘San Siro’ për t’u përballur me AC Milan sonte (e enjte) në kuadër të Evropa Ligës, shkruan infokusi.

Kjo është një ndeshje nga e cila do të mvaret shumë e ardhmja e Arsene Wenger.

Gunners e vizituan për herë të fundit San Siro-n në vitin 2012 kur u zhvillua ndeshja e 1/16-ës në Ligën e Kampionëve.  Në atë kohë, treshja Kevin Prince Boateng, Robinho dhe Zlatan Ibrahimovic ishin kryesorët në fitoren e Milanit prej 4:0, ndërsa në anën tjetër ishte hera e fundit që Thierry Henry luajti për Arsenalin në një ndeshje të madhe.

-Advertisement-

Megjithatë, Wenger bëri rikthim të pamjaftueshëm në Emirates duke fituar me rezultatin 3-0.

Wenger vs Gattusso.

Arsenali në këtë ndeshje vjen pas rezultatetve katastrofale duke fituar vetëm një ndeshje ga shtatë ndeshjet e fundit. Po ashtu ata do të kenë edhe mungesat e mëdha në skuadër,  Nacho Monreal, Alexandre Lacazette dhe Santi Carzola të cilët janë të lënduuar.

Edhe përkundër kësaj  Arsene Wenger është optimist.

“Për momentin, është shumë e vështirë, por do të kemi një paraqitje dinjitoze”, ka thënë Wenger.

Në anën tjetër Gennaro Gattusso thekson se  është shumë herët për të festuar, pavarësisht se skuadra e tij është ringjallur në takimet e fundit.

 

Formacion i mundshëm i Arsenalit: Ospina Kollashinac, Mustafi, Koscielny, Chambers, Xhaka, Ramsey, Ozil, Wilshere, Mhitaryan, Welbeck

Formacioni i mundshëm i Milanit: Donnarumma, Rodriguez, Romagnoli, Bonucci, Kalabria, Biglia, Bonaventura, Kessie, Suso. Cutrone, Silva.

Takimet:

Arsenali ka fituar 2 nga 5 takimet e fundit, ndërsa dy ndeshjet e fundit kanë përfunduar me më shumë se dy gola.  Të dyja skuadrat kanë aftësinë për të shënuar në këtë përballje.

Rezultati final: Milan – Arsenal: 2:0

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera