Lajme

Parandalohet tentim plaçkitja në “Kosova Thëngjill” (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 16 December 2019

Pas plaçkitjes në termocentralin “Kosova A” e cila ndodhi të shtunën në mbrëmje tentimet për plaçkitje nuk u ndalën me kaq.

Edhe të dielën pati disa tentim vjedhje në “Kosova Thëngjill”, shkruan gazeta inFokus.

Tentim për vjedhje gjatë kësaj nate në këtë termocentral pati disa herë.

-Advertisement-

Plaçkitësit tentim vjedhjen e parë e bënë në ora 01:30 ndërsa të fundit në 03:15 të mëngjesit.

Në fotografitë që ka sigururar Gazeta inFokus shihen kabllat të cilat janë këputur nga këta plaçkitës.

“Rojet e nderit” kanë thënë për gazetën inFokus se këto tentim vjedhje me sukses u ndalën nga ky sigurim fizik.

Në të gjitha rastet e tentim vjedhjes plaçkitësit u kthyen duar thatë./Gazeta inFokus/

Lexo edhe: Plaçkitet termocentrali ‘Kosova A’  

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera