Parandalohet një rast i kontrabandës në veri të Mitrovicës
Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 15 May 2023
Policia ka parandaluar një kontrabandë në fshatin Bistricë, pasi kanë hasur në një kamion që po transportonte dru për në Serbi.
Sipas policisë, i dyshuari ka dalë nga kamioni dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
“Gjatë patrullimit në fshatin Bistricë kanë vërejtur një automjet transportues/kamion me targa vendore i cili ishte duke lëvizur nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë. Personi i dyshuar porsa ka vërejtur njësinë policore e ka braktisur automjetin duke e lënë atë të ndezur, dhe është larguar në drejtim të panjohur. Gjatë kontrollit të realizuar në automjet janë gjetur të ngarkuara lëndë drunore të cilat dyshohet se ishin të dedikuara për t’i dërguar në Serbi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet për procedura të mëtutjeshme hetimore, ndërsa automjeti i përfshirë në rast është dërguar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare (SPMK) në Leposaviq.
Të tjera
-
Kosova merret shembull për të mirë në Shqipëri, lidhur me trajtimin e pacientëve
Kosova u mor si shembull për të mirë në Shqipëri, të paktën për një pikë. ...
-
Gjendet një person i zhdukur në Istog
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, së bashku me Policinë, kanë marrë p...
-
Kurti takoi artistë e profesionitë të rinj të diasporës në New York: Kosova gjithmonë i mirëpret
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i vendit, Al...
-
Duka për Kampionatin Evropian me Serbinë: Pa harruar të shkuarën, ta ndërtojmë të ardhmen
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për orga...
-
Opozita serbe kërkon krijimin e një alternative ndaj Listës Serbe në Kosovë
Kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP) në Serbi, Dragan Gjillas, ka t...
-
Dejona Mihali-Lumir Abdixhikut: Cilës traditë dëshiron t’i kthehesh, asaj të pazareve për koalicione me PDK-në dhe Listën Serbe
Koordintaorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka reag...
-
Osmani takohet me kryediplomaten australiane: Jemi të përkushtuar për forcimin e lidhjeve
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ministren e Jashtme të Australis...
-
Haradinaj kujton kohën sa ishte kryeministër: Arritjet tona si shtet janë fryt i ndërtimit të raporteve të sinqera me miqtë
Sot bëhen 6 vjet nga një prej takimeve më të rëndësishme të karrierës, Sekret...
-
Kurti takon ministrin e Jashtëm të Emiratëve të Bashkuara Arabe, flasin për rritjen e bashkëpunimit ekonomik
Kryeministri Albin Kurti u mirëprit në një takim në New York nga Zëvendëskrye...
-
Blerim Latifi për fjalimin e Ramës në OKB: Zëri i vetëm për Kosovën, Shqipëria i ndjen hallet e dhimbjet e tona
Profesori i filozofisë dhe analisti, Blerim Latifi, ka shkruar në profilin e ...
-
Hezbollah konfirmon vdekjen e liderit derisa kabineti i Libanit do të mblidhet në një seancë urgjente
Hezbollahu ka lëshuar një deklaratë duke konfirmuar vdekjen e sekretarit të s...
-
Kurti takohet me homologun kroat Plenkovic: Diskutuam për sigurinë në rajon
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar dje në New Y...