Lajme

Parandalohet një rast i kontrabandës me produkte ushqimore në vlerë rreth 4 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 28 September 2024

Policia e Kosovës bashkë me Doganën e Kosovës njoftuan se kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, produkte ushqimore, në Kamenicë.

Vlera e mallit vlerësohet të jetë rreth 4000 euro.

“Njësia e TASK FORCËS Lindje, e përbërë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, ka parandaluar një rast tjetër të kontrabandës me mallra. Më 27 shtator 2024, rreth orës 16:40, njësia e përmendur ndaloi një automjet me targa vendore në fshatin Topanicë, Kamenicë, ku u gjetën produkte ushqimore që dyshohet se janë futur kontrabandë në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Të gjitha veprimet lidhur me rastin u ndërmorën në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli u sekuestrua dhe u dërgua në terminalin doganor “Dheu i Bardhë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera