Paralajmëruan veprime sindikale, Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor do t’i jap mundësi dialogut social
Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 10 October 2022
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së, ka njoftuar se kanë vendosur që t’i japin edhe një mundësi dialogut social në vend të masave dhe veprimeve sindikale.
Ky vendim u mor në mbledhjen e Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të mbajtur sot.
“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës t’i drejtohet Komitetit Ekzekutiv për Shëndetësi dhe Bordit të SHSKUK-së për mbështetje në kërkesën për anulimin e urdhëresave të jashtligjshme, diskriminuese dhe që kanë elemente të përdorimit të standarteve të dyfishta në raport me kominitetet tona nga SHSKUK / QKUK.
Sigurojmë opinionin e gjerë dhe anëtarësinë që e mbështesim plotësisht reformën dhe secilën përpjekje të menaxhmentit të SHSKUK / QKUK-së për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, mirëpo konsiderojmë që këto urdhëresa nuk kanë ndonjë efekt pozitiv në arritjen e këtij objektivi, ndërsa të njejtat vetëm se e rrisin edhe më tej mbingarkesën me punë për infermierët si dhe duke e zhvendosur fokusin e infermierëve nga kujdesi dhe zhvillimi i veprimtarisë infermierore në fushën administrative”, thuhet në njoftim.
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësot të QKUK-së, ka konsideruar se partnerët social brenda secilës ndërmarrje duhet që të gjejnë mënyra dhe koncenzus në të mirën e përgjithshme, në këtë rast të SHSKUK / QKUK-së me Shoqatën Sindikale të Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së dhe infermierët, e që gatishmëria jonë nuk mungon për të gjetur zgjidhje lidhur me kontestet.
“Secila palë jemi këtu për shërbim, e jo për sundim dhe ndarje të privilegjeve, pasi privilegj duhet të ketë vetëm qytetari / pacienti i cili kërkon shërbime në institucionet tona. Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së mbetet e përkushtuar në krijimin, ruajtjen dhe avancimin e mardhënieve të bashkpunimit, mbështejen e reformave dhe iniciativave për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve duke e ofruar mbështetjen e plotë”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Haradinaj fton të gjithë në Gjakovë: Bashkë për një Kosovë fituese
Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ...
-
Kandidatja e LDK-së për deputete, Lendita Bekteshi viziton degën e partisë në Drenas
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lendita Bekteshi, bashkë me kand...
-
PDK thirrje qytetarëve: Bashkë, të shkruajmë kapitullin e ri të Kosovës
Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media...
-
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për grabitjen e afër 1 milion eurove dhe mbi 46 mijë dollarë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë të akuzuarit Dardan Gashi, M...
-
21 foshnja të lindura në një javë në Spitalin e Pejës
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se viti 2025 ka nisur me rezu...
-
Eksperti ligjor: S’kam qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së, përfundimet janë nga një organizatë tjetër
Dëshmitari William Goodwin gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se nuk ka qenë...
-
Bideni dhe Netanyahu diskutojnë bisedimet e armëpushimit në Gaza
Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me njoftim për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha...
-
Memli Krasniqi: Me 9 shkurt: Guxoni. Besoni. Votoni PDK 131
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka adresuar ...
-
Avokatja e Veselit kërkon që disa emra në raportin e ekspertit të jenë publik, trupi gjykues s’e aprovoi
Avokatja e Kadri Veselit, Colleen Rohan kërkoi sërish sqarim për pjesën e kon...
-
Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Shteti i BE me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë, politikanët po kërkojnë zgjidhje
Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndo...