Lajme

Paralajmëron drejtori i IKD-së: Në këta muaj do shohim aksione si në filma sikur rasti i Karaçevës

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 23 September 2020

Drejtori i Institutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka paralajmëruar që në tetot, nëntor e dhjetor qytetarët do të shohin aksioni si nëpër filma.

Kjo sikurse aksioni i Karaçevës, shkruan Gazeta Infokus.

“Në muajin tetor, nëntor dhe dhjetor do të shohim aksione si nëpër filma si rasti I Karaçevës.

-Advertisement-

Do të shohim edhe media që do të luajnë rolin e promovuesit për prokurorë të caktuar se si ata e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, ka thënë Miftaraj.

Miftaraj thotë që krejt kjo do të bëhet për shkak të një lufte brenda sistemit prokurorial.

Kjo pasi është koha e emërimeve të Kryeprokurorëve, anëtarëve të Këshillit Prokuroria e prokurorëve në Prokuroi të Apelit dhe Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Ky fund vit do të jetë luftë brenda llojit në sistemin prokurorial për emërimin e Kryeprokuroreve, anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe prokurorëve në Prokurori të Apelit dhe Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë Miftaraj.

Megjithatë, Miftaraj ka thënë që në fund krejt pozitat do të plotësohen sipas instruksioneve të politikës, shkruan Gazeta Infokus.

“Po në fund të gjitha pozitat do të plotësohen sipas instruksioneve të politikes nga njerëzit e politikës në Këshillin Prokurorial dhe sistemin prokurorial.

Aksionet dhe veprimet me porosi do të jenë dëm kolateral ndaj viktimave e që në fund do të jenë qytetaret e Kosovës”./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera