Lajme

Paralajmëron Bajrami: Përmes Fondit Sovran, kjo qeveri mund të investojë kursimet tona të Trustit në tenderë negociar të KEK-ut

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 10 May 2023

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami është kundër Fondit Sovran dhe sipas pas saj, zhvillim të vendit nuk mund të ketë.

Bajrami thotë se, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në KEK, kursimet tona në Fondin Pensional mund të investohen në tenderë negociar të KEK-ut, përmes Fondit Sovran.

“Fondi mund ta ketë qëllim ”zhvillimin”, por ashtu siç po dizajnohet dhe parashihet me ligj vetëm zhvillim nuk mund të sjellë”, tha Bajrami.

-Advertisement-

“Shtetëzimi i çdo gjëje, politizimi në sjakshmeri i çdo gjëje është dëshmuar tani se vetëm zhvillim ekonomik nuk mund të sjellë. Nëse vetëm për një moment e gjykojmë me atë se çfarë po ndodhë në KEK: imagjinoni kur përmes Fondit Sovran kursimet tona në Fodin Pensional do të investoheshin në tenderë të negociar të KEK-ut”, shtoi Bajrami, për GazetaBlic.

Sipas Bajramit, Qeveria po mundohet që përmes Fondit Sovran të ketë ndikim edhe në ndërmarrje private.

“Në vend se të mendohet se si në ndërmarrje publike të futet kapitali privat, përmes Fondit Sovran mendohet që Fondi të investoj edhe në ndërmarrje private të ashtuquajtura ”sipërmarrje kampione” të zgjedhura sipas kritereve të pushtetit”, tha Bajrami.

Bajrami thotë se ky ligj duket antikushtetues, sepse sipas saj ka për qëllim t’i mbizotrojë një sërë ligjesh tjera.

“Çka mandej me sektorin bankar në Kosovë, a nuk është ndërhyrje kjo? A nuk është deformim i tregut?Për me tepër Ligji në shikim të duket antikushtetues sepse ka qëllim t’i mbizotroj një sërë ligjesh të tjera, atë prokurimit publik në veçanti, e ndoshta nga aty edhe mund të shihet qëllimi”, tha Bajrami.

Çfarë është fondi sovran?

Në neni 15 të këtij projektligji janë të detajuara edhe qëllimet i tij.

“Fondi ka këto që­llime: të me­na­xhojë pa­suri të rëndë­si­shme publike, duke rri­tur vlerën, per­for­man­cën dhe kthi­min në in­ves­time për­mes mirë­qe­ve­risjes, plani­fi­ki­mit të duhur afat­gjatë dhe mbi­k­ëqyrjes së efekt­shme”.

E përveç kësaj, parashihet që ky Fond të jetë me­na­xher i aseteve të ndërmarrjeve publike dhe inves­titor financiar, si dhe e ka mundësinë të themelojë ndër­marrje të reja.

“Fondi nuk mund të zotërojë më shumë se 30 për­ qind të aksioneve të shoqërisë pri­vate ose të sho­që­risë që ka selinë, shu­micën e kapitalit dhe ve­p­rim­tarinë kryesore jashtë Republikë së Kosovës. Por mund të themelojë ndër­marrje të re ose të fitojë pro­në­sinë në ndër­marrje sipas nenit 28 të këtij ligji”.

Sipas draft projektligjit kapitali themeltar i Fondit është njëzet milionë ero, i cili mund të rritet me statutin e Fondit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera