Sport

Paralajmëroi dorëheqjen nga Vëllaznimi: Ja çfarë deklaron tani Ismet Munishi

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 17 September 2017

Vëllaznimi i Ismet Munishit barazoi këtë vikend pa gola në shtëpi me Feronikelin 0-0.

Kryetrajneri i gjakovarëve theksoi pas ndeshjes për Super Sport Kosovën se skuadrës së tij i duhet ende për tu përmirësuar, derisa foli edhe për deklaratën e dhënë ditë më parë në lidhje me mundësinë e dorëheqjes së tij.

“Ne kishim mundësi të shumta shënimi, por marrë në tërësi mendoj që rezultati real i kësaj ndeshje është baras. Ishte një ditë e vështirë për ne në shumë aspekte, ndërkohë që duhet të vazhdojmë të punojmë në mënyrë që të përmisohemi”.

-Advertisement-

Dorëheqja e paralajmëruar? “Ishte vetëm për të nxitur publikun që të vijë në numër sa më të madh, gjë të cilën e bërën dhe unë i falenderoj shumë”, përfundoi Munishi.

Javën e ardhshme Vëllaznimi do jetë mysafir i Llapit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera