Paralajmërohet mbyllja e disa objekteve tjera paralele në veri

Autori: Gazeta inFokus
07:44 | 10 January 2025
Aksioni ka përfunduar dhe këta janë shiritat njoftues se kjo veprimtari u mbyll përkohësisht.
Kjo pasi qytetarët tash e shumë kohë kanë kryer shërbimet e sigurimeve por, aty u gjetën parregullsi, gjë bëri të ndërhyjnë inspektorë të BQK-së dhe Inspektorati i Ministrisë
Policia e Kosovës të mërkurën ka asistuar zyrtarët e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në një aksion këtu në veri të Mitrovicës afër sheshit “Car Lazar” ku është kryer aksion në këtë kompani të sigurimeve e cila quhet DUNAV.
Sipas Policisë së Kosovës dyshohet se kjo kompani ka bërë keqpërdorim të Autorizimeve Ekonomike
Por aksionet nuk përfunduan me kaq.
Policia mori masa edhe ndaj një institucionit paralel serb në lagjen e Boshnjakeve në të cilën janë kryer shërbime nga ministria e Financave të Serbisë.
Për mbylljen e këtyre dy objekteve paralele, zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani tha se janë konfiskuar dokumente dhe gjëra të tjera që do t’i shërbejnë prokurorisë për hetim.
“Kemi ndërhy aty ka pas punëtorë në vend ku ka qenë tu u punu, i kemi largu punëtorët nga ai vend edhe kemi konfiskua disa materiale të cilat kanë qenë të nevojshme në mënyrë që Prokurori me vendo si me veprua tutje. Është hap rasti falsifikim i dokumentit ndërsa puna aty nuk është ndal vazhdon tutje, kemi konfiskua dokumentacion që aty janë bërë pagesa janë kry shërbime. Po ashtu e kemi pas rastit tjetër te kompania e sigurimeve DUNAV i kemi asistu zyrtarët e BQK-së dhe inspektorët e tregut. Pas mbledhjes se provave është mbyll edhe ai vend”, ka thënë Elshani
E kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin paralajmëroi mbylljen edhe të disa objekteve të tjera që punojnë nën administrimin e Serbisë.
“Ka edhe disa struktura paralele që po funksionojnë, shembull janë Qendra Kulturore, drejtoritë për Sport dhe Rini por sigurisht do të ndërmarrin hapat konkrete për mbylljen totale çdo institucion paralele që po funksionon në pjesën veriore sigurisht do të jetë fuqizimi i funksionalizimit edhe komunave të pjesës veriore”,ka thënë Ugljanin.
Për aksionin e djeshëm të policisë në veri reagoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se do të hetohet gjithçka nga institucionet e Republikës së Kosovës. /teve1

Të tjera
-
Abdixhiku në darkën e liderëve evropianë: Kosova e përkushtuar ndaj rrugës evropiane dhe reformave demokratike
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, mori pjesë ...
-
Deli-Kodra: Haxhiu është e pa pranueshme për PDK-në, shkak dështimet e saja
Kandidatura e deputetes Albulena Haxhiu për kryeparlamentare nuk mori votat e...
-
Haradinaj: Duda Balje dhe Veton Berisha kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim
Dy muaj pas zgjedhjeve, Kosova ende nuk arriti as përfundimin e konstituimit ...
-
“Kurti të kërkojë falje”, “Hajde n’odë flasim” – Geci bën publik komunikimin që pretendon se e kishte me Konjufcën
Ish-deputeti Gani Geci tha sot në “Debat Plus” se një ditë para seancës konst...
-
Menaxheri i marketit në Deçan, i kthen 15 mijë eurot që dyshohet se i vodhi
Betim Likaj, i cili në cilësinë e menaxherit dyshohet se përvetësoi 15 mijë e...
-
Dyshimet për qumësht me salmonellë nga Shqipëria, deklarohet AUV-i
Ditë më parë, në mediat vendore dhe ato të Shqipërisë qarkulluan informacione...
-
“Limaj nuk dëshiron zgjedhje, do t’i merrte votat më lehtë se Haxhiu për kryetar të Kuvendit”
Analisti politik Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, vlerësoi se qël...
-
`Pastrimi` reagon ndaj Komunës së Prishtinës për borxhin prej 2.2 milionë €
Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike KRM “Pastrimi”. ka reaguar me shqetë...
-
Haradinaj: Albin Kurti është fatkeqësia e Kosovës, ai është nën agjendën ruse
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj teksa fliste për gjendjen politike në vend kr...
-
U tha se ia kërkoi Gani Gecit votën, reagojnë nga kampi i Glauk Konjufcës
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci, deklaroi se n...
-
“As Donika Gërvalla nuk meriton votë, për shkak të sjelljeve të pahijshme”- Time Kadrijaj tregon se AAK-ja nuk do e votojë as Donika Gërvallen për kryeparlamentare
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka deklaruar se partia e saj nuk do të mbë...
-
Osmani: Shkelja e të drejtave të fituara të shqiptarëve në RMV duhet të kundërshtohet nga të gjithë shqiptarët
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryetar...