Lajme

Paralajmërohen “skenarë ferri” në mbrëmje në Maqedoninë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 05 July 2022

Vijojnë protesta e partisë opozitare VMRO-DPMNE kundër qeverisë në Maqedoni të Veriut për të mos pranuar propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.

Manifestimit pritet që t’i shtohen shumë mbështetës gjatë mbrëmjes së sotme. Qeveria e Shkupit është informuar nga Ministria e Brendshme se sonte mund të ketë skena të shumta dhune, ndërsa flitet dhe për “skenarë ferri”.

Një informacion të tillë e konfirmoi vetë kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ky i fundit u bëri thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës për protesta paqësore.

-Advertisement-

“Skenat e dhunës nuk i kanë hije një vendi anëtar të NATO-s”, u shpreh ai. Ndërkohë, ministria e brendshme e Maqedonisë së Veriut është përgatitur për protestat e sotme dhe ka gati një plan operativ për neutralizimin e personave të dhunshëm. Madje ka shtuar dhe prezencën policore pranë institucioneve të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera