Lajme

Parada e LGBTQI, shqiptarët kërcejnë dhe këndojnë me këngën “Sekret”

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 21 May 2022

Ditën e sotme, është mbajtur parada e përvitshme e komunitetit të LGBTQI në Shqipëri.

Një numër i konsiderueshëm personash, mbështetës të këtij komuniteti me pankartat në duar ku shkruhej “Ne jemi familje” “Dashuri për të gjithë”, kërcyen e kënduan këngën “Sekret” të këngëtares Ronela Hajati.

Disa pamje të publikuara në mediat në Shqipëri, tregojnë momentin kur qytetarët këndojnë këngën e kërcejnë.

-Advertisement-

Marshuesit valëvisnin flamurin me ngjyrat e ylberit ndërsa kërcenin këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovizion 2022 “Sekret”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera