Paraburgim për të dyshuarin që aksidentoi për vdekje 34-vjeçarin në Hajvali
Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 21 October 2022
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji personit që dyshohet se e aksidentoi për vdekje 34-vjeçarin në Hajvali.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.S për shkak të veprës penale Rrezikim i trafikut publik nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.S. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”.
Gjyqtarja e ka vlerësuar se ekziston rreziku që i pandehuri të ikën apo që ta pengojë rrjedhën normale të procedurës.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake me rastin e caktimit të paraburgimit, vlerësoi se ekziston rreziku i ikjes së tij ngase ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekziston rreziku i ikjes dhe po që se i njëjti lihet në liri do të pengoj rrjedhën normale të procedurës duke mos u përgjigjur në ftesat e Gjykatës, po ashtu nëse i njëjti lihet në liri, do të pengoj rrjedhën normale të procedurës duke ndikuar në dëshmitarë, andaj gjyqtarja e procedurës paraprake konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje penale”.I pandehuri (E.S.) dyshohet që të martën ta ketë goditur këmbësorin (A.S.) me automjet, i cili më pas kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Të tjera
-
Sot mbahet seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë
Sot do të mbahet seanca fillestare për çështje penale të sulmit terrorist në ...
-
Mot i vranët e me intervalet shkurta me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i v...
-
DASH pret që Serbia të luajë rolin e saj që autorët e sụlmit në Banjskë të japin përgjegjësi pa vonesa të mëtejme
Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshi...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me d...
-
Aksidenti në rrugën Drenas – Komoran, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodh...
-
Lajçak “diskutim strategjik” me O’Brien dhe Kasanof për dialogun: Vazhdojmë në Bruksel javën tjetër
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ...
-
Pacolli takohet me presidentin e Togos: U përfol se ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, epilogu do të jetë ndryshe
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin e Republikës së ...
-
Raportohet për një aksident të rëndë mes tre veturave në rrugën Drenas-Komoran
Një aksident i rëndë mes tre veturave raportohet se ka ndodhur sonte në orët ...
-
Policia e konfirmon djẹgien e villës së Bajqinovcit: S’ka të lënduar, po e hetojmë rastin
Policia e Kosovës e ka konfirmuar djegien e villës së deputetit të Lëvizjes V...
-
Arrestohet në Jarinjë serbi që ditë më parë pagoi 30 mijë euro dorëzani, tentoi të ikte nga Kosova
Është arrestuar Sinisha Nedeljkoviq, pasi tentoi të ikte nga Kosova, ku ditë ...
-
Policia përkujton Afrim Bunjakun, publikon pamje për jetën dhe veprën e tij
Janë bërë një vit prej se në fshatin Banjskë që Zveçanit ndodhi sulmi ter...
-
“Armạtimi ishte futur me automjete edhe atë natë”, Drejtori i Policisë zbulon detaje për sụlmin në Banjskë
Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë ...