Paraburgim ndaj një personi në Ferizaj për veprën penale grabitje

Autori: Gazeta inFokus
12:43 | 26 May 2023
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Sh.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale grabitja.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se i pandehuri më 20 shtator 2022 në një rrugë në Ferizaj, në bashku me të pandehurin K.B. dhe A.Z., me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të personit tjetër, kanë kryer grabitje në dëme të dëmtuarit A.S.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 20 shtator 2022 në një rrugë në Ferizaj, në bashku me të pandehurin K.B. dhe A.Z., me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të personit tjetër, e që vetës t`i sjellë përfitime pasurore të kundërligjshëm, kanë kryer grabitje në dëme të dëmtuarit A.S., në atë mënyrë që derisa ishin duke lëvizur me veturën e tyre, në momentin që e takojnë të dëmtuarin e detyrojnë të hyjë në veturë, duke sulmuar fizikisht gjatë rrugës, pastaj vazhdojnë tek vendi i panjohure në pyll, ku me të arritur aty e kishin zbritur dhe e kishin sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore, duke përdorë forcë arrijnë që t`ia marrin portofolin, në të cilën kishte shumën e të hollave rreth 327 euro dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohure”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas njoftimit, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Të tjera
-
Matoshi: Njohja nga Sudani dëshmon fuqinë e Osmanit kur çlirohet nga fantazma e Kurtit
Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen ...
-
BE-ja bisedon për masat ndaj Kosovës, por nuk pritet ndonjë vendim
Në takimin e së hënës, ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit E...
-
LDK mirëpret njohjen nga Sudani: Rezultat i përpjekjeve të pandalshme të miqve ndërkombëtarë
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e shtetit të Sudanit pë...
-
Muharremi:Speca Rolex, Me përgatit speca me mish në këtë kohë duhesh me hi në kredi
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar me një postim n...
-
Kallas nesër mbledh në Bruksel kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën ...
-
Siklet për Vuçiqin, qytetarët ikën nga tubimi ende pa filluar të flasë
Para Kuvendit të Serbisë është mbajtur tubimi politik treditor “Serbinë nuk d...
-
Muharremi: Ministrja në detyrë e Jashtme refuzon kategorikisht çdo njohje të re që nuk është siguru nga vetë
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj Donika Gër...
-
”A jeni në pushim vjetor?”, kërkohet reagim i Ministrisë së Ekonomisë për rritjen e çmimit të rrymës
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj mungesës s...
-
”Po mësoni turqisht, pastaj po e harroni”, Osmani i përgjigjet Erdogan: Duhet ta praktikoj me ju
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zhvillon një bisedë miqësore me homologe...
-
Kurti deklarohet për njohjen nga Sudani, përmend angazhimin e presidentes Osmani
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për njohjen nga Sudani, i cili...
-
Njohja e Kosovës nga Sudani – vjen reagimi i parë nga Qeveria
Kosovës ka shënuar edhe një hap përpara në forcimin e subjektivitetit të saj ...
-
Njohja me e re për Kosovën, Gërvalla: Mirënjohës Sudanit për vendimin, Presidentes Osmani dhe aleatëve
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwar...