Rozë

Para performancës në BRIT Awards, Justin del me shokët (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 21 February 2018

Justin Timberlake është fotografuar duke dalë nga klubi i natës “Tape”, pas një mbrëmjeje jashtë vendit në Londër të Anglisë.

Artisti 37-vjeçar kishte vendosur të festojë më miqtë e tij para peformancës në BRIT Awards, për çka do të jetë hera e tretë për të.

“Jemi të nderuar që kemi një artist si Justin duke performuar këtë vit në BRIT Awards. Ai është njëri prej solo artistëve meshkuj më emocionues në botë me suksesin që po e mban për më shumë se dy dekada dhe është i adhuruar nga fansat e muzikës anembanë globit. Nuk kam dyshim që performanca e tij do të jetë njëra prej atyre që do të mbahet mend”, u shpreh themeluesi i këtij organizimi, Jason Iley, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Kujtojmë që gjatë kësaj mbrëmjeje do të performojë edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera