Lajme

Para Kuvendit do të protestohet kundër homofobisë

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 17 March 2022

Në ora 12:00 para Kuvendit të Kosovës do të protestohet kundër homofobisë.

Në këtë protestë e organizuar nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë thuhet se do të shprehin pakënaqësitë ndaj neglizhencës dhe refuzimit për të shtyer përpara të drejtat e njeriut, për të gjithë personat pa dallim, që janë të garantuara me Kushtetutë.

Në njoftimin e tyre thuhet se “Deputetët betohen në Kushtetutë, jo në libra fetarë”.

-Advertisement-

“Nga ora 12:00 do të protestojmë para Kuvendit me mesazhin që kjo betejë ende nuk ka përfunduar, ne do të rezistojmë deri të arrihet barazi shoqërore” thuhet mes tjerash në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera