Lajme

Papa i thotë Trumpit se shpreson se nuk do të ketë “vend për urrejtje” nën udhëheqjen e tij

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 20 January 2025

Papa Françesku i shkroi të hënën një mesazh presidentit të ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump, duke i thënë se shpreson se nuk do të ketë “vend për urrejtje, diskriminim apo përjashtim” në Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e tij, raporton CNN.

“Me rastin e inaugurimit tuaj si President i dyzet e shtatë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju ofroj përshëndetje të përzemërta dhe sigurimin e lutjeve të mia që Zoti i Plotfuqishëm t’ju japë urtësi, forcë dhe mbrojtje në ushtrimin e detyrave tuaja të larta”, tha Papa.

Papa Françesku tha se ai shpreson se nën udhëheqjen e Trump, “populli amerikan do të përparojë dhe gjithmonë do të përpiqet të ndërtojë një shoqëri më të drejtë, ku nuk ka vend për urrejtje, diskriminim apo përjashtim”.

-Advertisement-

“Në të njëjtën kohë”, shtoi ai, “meqë familja jonë njerëzore përballet me sfida të shumta, për të mos përmendur plagën e luftës, unë gjithashtu i lutem Zotit që t’i udhëheqë përpjekjet tuaja në promovimin e paqes dhe pajtimit midis popujve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera