Lajme

Papa Françesku lutet për popullin e Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 03 April 2022

Papa Françesku e quajti Ukrainën vend “të martirizuar”, gjatë mesazhit të tij për besimtarët në fund të një meshe në Maltë, të dielën në mëngjes.

Ai u kërkoi besimtarëve, duke përfshirë disa që mbanin flamuj ukrainas, të luten për paqen e Ukrainës dhe botës.

Françesku përfundon vizitën e tij dy ditore në ishullin mesdhetar të dielën dhe pritet të kthehet në Romë.

-Advertisement-

Komentet e Papës vijnë një ditë pasi ai tha se një udhëtim për në Ukrainë është duke u diskutuar, teksa fliste me gazetarët, shkruan CNN.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera