Lajme

Papa Françesku dhuron 100 mijë euro të Vatikanit për të prekurit nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 28 November 2019

Papa Françesku ka dhuruar 100,000 euro, përmes Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti 6.4 ballë në vendin tonë.

Në këtë mënyrë, Ati i Shenjtë dëshiron të shprehë afërsinë e tij shpirtërore dhe mbështetjen atërore ndaj njerëzve të prekur.

“Dhurojmë 100 mijë euro për Shqipërinë. Paratë janë për të ndihmuar popullin shqiptar. Shprehim afërsinë shpirtërore me popullin shqiptar”, shprehet Papa Frannçesku.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera