Sport

Panuçi flet për suksesin e “Skënderbeut”

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 28 August 2017

Në konferencën e tij të parë për shtyp në kuadër të ndeshjes kundër Lihtenshtejnit, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Kristjan Panuçi foli edhe për suksesin e “Skënderbeut” në kupat e Evropës.

Ai u përgjigj edhe për mungesën e lojtarëve të Skënderbeut në kombëtare.

“Komplimentet e mia për Skënderbeun. Dje fola me trajnerin dhe i përcolla urimet për arritjen.

-Advertisement-

Është e qartë për mua në këtë listë të parë, doja të isha shumë i qartë, doja lojtarë që ishin me minutazh të plotë. Do ta ndjek edhe Skënderbeun në vijimësi dhe nëse do ketë lojtarë që do jenë të denjë për ekipin kombëtar do të vijnë”, tha ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera