Sport

Panucci prish rregullin e shiritit të kapitenit që në ndeshjen e dytë

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 06 September 2017

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci kishte thënë se shiritin e kapitenit do ta mbajë lojtari që ka më shumë ndeshje të zhvilluara për Shqipërinë.

Kështu kapiten në dy ndeshjet e tij të para me Shqipërinë ishte Ansi Agolli, i cili edhe kishte më së shumti ndeshje me Kombëtaren.

Por, ky rregull ndryshoi me t’u larguar Agolli nga loja ndaj Maqedonisë, pasi shiritin e mori Mërgim Mavraj.

Në fakt, Mavraj nuk ka më së shumti ndeshje pas Agollit, pasi pari tij janë lojtarët tjerë si Andi Lila, Odise Roshi, Jahmir Hyka dhe Etrit Berisha.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera