Sport

Panucci kërkon Ardian Ismajlin, lojtari kërkon ‘lejen’ e FFK-së

Autori: Gazeta inFokus 00:08 | 07 April 2018
Kombëtarja A e Shqipërisë vazhdon të thërrasë lojtarët nga Kosova, kurse së fundi po tenton të marrë lojtarin që është grumbulluar në disa ndeshje me Kombëtaren A të Kosovës.

Edhe pse ka kohë që Federata e Futbollit e Kosovës ka paralajmëruar se do të fillojë ti mbrojë lojtarët kosovarë dhe do të tentojë që këtë çështje ta zgjidhe në mënyrë afatgjate nëpërmjet komisionit përkatës ligjor të FIFA-s, nga kjo punë duket se ende nuk ka asgjë dhe së paku edhe një lojtar i rëndësishëm për Kosovës mund të përfundojë duke luajtur për Shqipërinë.

Bëhet fjalë për kapitenin e U-21, Ardian Ismajlin, i cili ka merita të mëdha në suskeset e Kombëtares së drejtuar nga përzgjedhësi, Rafet Prekazi.

Gazeta Olle ka publikuar lajmin se selektori i Shqipërisë Cristian Panucci ka kontaktuar Ismajlin dhe lojtari në parim është pajtuar t’i bashkohet Shqipërisë, pasi ndihet i indinjuar nga Kosova A, e cila nuk e inkuadroi për asnjë minutë në ndeshjet kualifikuese për Botëror.

-Advertisement-

Qendërmbrojtësi i Hajdukut të Splitit, po kërkon nga FFK që me mirëkuptim të pranojë ftesën e Shqipërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera