Sport

Panucci: Ja pse mora tre lojtarë të rinj në Kombëtare!

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 28 August 2017

Christian Panucci ka treguar pse ftoi në Kombëtare Ahmedin, Balliun dhe Memollën.

Përfaqësuesja shqiptare e Futbollit ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet eliminatore të botërorit “Rusi 2018” me Lihtensteinin dhe Maqedoninë.

I pari në vendgrumbullim u shfaqën trajneri Christian Panucci dhe sulmuesi Azdren Llullaku, ndërsa në orën 21:00 të së dielës mbërriti grupi i parë i futbollistëve kuqezi. Në orën 23:00 skuadra mori formë më të plotë, ndërsa gjatë kësaj të hënë në dispozicion të Panuccit do të vihen edhe Abrashi, Kukeli dhe Grezda. I fundit që do t’i bashkohet skuadrës të martën do të jetë Migjen Basha, i cili do të jetë i impenjuar në Serinë B me Barin.

-Advertisement-

Në një lidhje direkte për Zona Gol, trajneri i Shqipërisë theksoi rëndësinë që kanë dy takimet e radhës për kuqezinjtë.

“Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, sepse kur vesh fanellën e kombëtares nuk ekzistojnë miqësoret dhe ndeshjet e lehta. Ndaj Lihtensteinit që duket ndeshje e lehtë, nëse nuk hyn në fushë me mentalitetin e duhur gjithçka mund të kthehet shumë e vështirë. Pastaj kemi përballjen shumë të rëndësishme me Maqedoninë. Të dyja duhet t’i marrim me shumë seriozitet.”

Më pas Panucci shpjegoi arsyen përse u ka dërguar ftesë tre prurjeve të reja, Hysen Memollës, Valon Ahmedit dhe Ivan Balliut.

“Kanë bërë mirë në këtë periudhë dhe e pashë të arsyeshme për t’i grumbulluar. Janë lojtarë interesante dhe që mund të kontribuojnë në kombëtare. Shpresoj të mos kem gabuar.”

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera