Sport

Panucci flet për tre kosovarët e grumbulluar me kombëtaren shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 24 November 2017

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, ka thënë dje në një konferencë për media në Tiranë se është shumë i kënaqur me kosovarët e grumbulluar në kombëtare.

Panucci dje e analizoi para mediave miqësoren me Turqinë, ku foli edhe për tre kosovarët, Kamer Qaken,  Astrit Ajdareviqin dhe Ylber Ramadanin, transmeton Express.

Qaka dhe Ajdareviqi debutuan për Shqipërinë në ndeshje ndaj Turqisë më 13 nëntor, të cilën e fitoi kombëtarja “Kuq e Zi” me rezultat 2-1.

“Qaka dhe Ajdareviq? Unë mundohem t’i jap cilësinë më të mirë të mundshme skuadrës, sepse kemi shumë pak kohë për të punuar. Qaka është një lojtar me shumë talent dhe unë jam shumë i kënaqur që e grumbullova. Ajdareviqi gjithashtu ka cilësi, por i duhet dhënë më shumë besim”, ka thënë ai.

-Advertisement-

E për Ramadanin, i cili ishte i ftuar, por s’debutoi, ai ka thënë se që i pëlqen shumë.

“Ramadani është lojtar që do të bëjë pjesë në grupin tonë; më pëlqen shumë, por janë edhe 4-5 lojtarë të tjerë për të cilët kam folur edhe me Bushin. Nuk i them emrat sepse janë të rinj”, ka shtuar Panucci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera