Panucci flet për rikthimin e Xhakës: Ai kërkoi falje
Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 02 October 2017
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të mbyllë eliminatoret e Botërorit 2018 me sfidat ndaj Spanjës dhe Italisë.
Këto dy përballje sipas trajnerit Christian Panucci kanë shumë rëndësi, sidomos për imazhin e Shqipërisë, shkruan Gazeta Express.
Trajneri italian për këto dy ndeshje ka kthyer në Kombëtare Taulant Xhakën dhe Sokol Cikalleshin, ndërkohë që për përballjen me Spanjën nuk do të jenë Mërgim Mavraj, Odise Roshi dhe Burim Kukeli.
“Nuk e kam thënë asnjëherë se Cikalleshi e Xhaka nuk do të kthehen në Kombëtare”, u shpreh Panucci.
“Xhaka kërkoi falje disa herë dhe i ka kuptuar gabimet e tij. Cikalleshi radhën e kaluar nuk respektoi orarin, që është diçka e rëndësishme, por e them se ai është një futbollist me peshë në skuadër”, shtoi ai.
“Si Cikalleshi, ashtu edhe Xhaka, janë dy lojtarë shumë të mirë që duan të ndihmojnë Kombëtaren, por që tani e tutje ata duhet të respektojnë rregullat”.
“Për sa u përket lojtarëve të skualifikuar, janë mungesa të rëndësishme, por ne do të hedhim në fushë formacionin më të mirë”, deklaroi Panucci.
Të tjera
-
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës gjinore`
Sot vazhdon dita e tretë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhu...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të leht...
-
FSK shënon sot `Ditën e Forcës`
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë "Ditën...
-
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në rend të ditës janë 30 pik...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regj...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...