Sport

Panucci – De Biasi, kjo nuk pritej

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 28 August 2017
Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi ka deklaruar se Kombëtarja do të përpiqet që të jetë sa më serioze gjatë dy ndeshjeve të radhës duke luftuar për të marrë maksimumin.

“Kundër Lihteshtejnit më 2 shtator do të jetë një ndeshje delikate, ku ne patjetër duam që të marrim një rezultat të mirë. Do të punojmë fort dhe me seriozitet. Edhe kundër Maqëdonisë do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë. Ne do të përpiqemi që t’ia dalim mbanë”, deklaroi Panuçi.

I pyetur më pas për tre lojtarët e rinj ai deklaroi shkurtimisht: “I ftova në Kombëtare sepse ata po kalojnë një moment të mirë. Shpresoj që të mos jem gabuar…(qesh).

Diferencat me De Biazin

-Advertisement-

Që Panuçi nuk ka ndonjë eksperiencë mbresëlënëse si trajner, kjo është thënë që në fillim, por ende pa futur mirë këmbët në ambientin kuqezi, trajneri i ri ka nisur të jetë selektiv. Ndryshe nga De Biazi lista e tij u publikua shumë herët në media, madje pa qenë ai prezent.

Ndryshe nga De Biazi ai vendos të flasë nga grumbullimi për mediat, duke qenë tërësisht selektiv. Mungesë disipline, apo mungesë respekti ndaj medias, kjo ende nuk mund të thuhet.

Por në Shqipëri ka një shprehje: “Fillimi i mbarë gjysma e punës…”. Dikush duhet t’ia thotë Panuçit këtë, sepse nuk besojmë se ky është starti real i tiji në stolin kuqezi…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera