Sport

Panucci befason me ndryshimet në formacionin e Shqipërisë kundër Lihtenshtajnit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 30 August 2017
Kombëtarja shqiptare e gatshme për ndeshjen ndaj Lihtenshtajnit.

Prova formacioni për Kombëtaren në prag të ndeshjes me Lihtenshtejnin, teksa kapiteni Ansi Agolli rrezikon vendin e titullarit në krahun e majtë të mbrojtjes. Trajneri Kristian Panuçi ka filluar që dje në mëngjes punën për të ndërtuar formacionin, me të cilin do të përballojë ndeshjen e së shtunës.

Gjatë seancës së vetme të zhvilluar dje, në orën 10:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, trajneri u ka shpjeguar fillimisht lojtarëve disa lëvizje taktike, duke marrë për bazë vetëm mënyrën se si duhej të sillej reparti i mbrojtjes. Ky repart përbëhej nga Hysaj në të djathtë, Mavraj e Gjimshiti në qendër, si dhe Memolla në të majtë.

Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit, Hysen Memolla, është preferuar para kapitenit Agolli në këto ushtrime. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më pas në një lojë 9 kundër 9. Njëri grup përbëhej nga Berisha, Hysaj, Veseli, Mavraj, Memolla, Memushaj, Roshi, Llullaku dhe Latifi. Kurse grupi tjetër përbëhej nga Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Agolli, Abrashi, Lila, Ahmedi, Grezda dhe Sadiku

-Advertisement-

Në këtë ndeshje nuk u aktivizuan Ajeti, Basha dhe Kukeli, të cilët punuan me përgatitësin atletik. Ndonëse ka përzier kartat për pjesën më të madhe të skuadrës, që tani kuptohet se Panuçi po mundohet të shohë reagimin e Memollës në krah të titullarëve të zakonshëm të prapavijës.

Ndaj, nuk është aspak çudi që ai të zbresë që nga minuta e parë në fushë kundër Lihtenshtejnit. Në fundin e seancës së djeshme është parë edhe një takim kokë më kokë mes asistentit të Panuçit, Alesandro Çiulini, i cili bën detyrën e përgatitësit atletik.

Me sa duket Agolli vjen i ngarkuar nga ndeshjet me Karabakun dhe ndoshta stafi ka menduar ta lërë në stol në ndeshjen ndaj Lihtenshejnit, për ta përdorur më pas si titullar në sfidën kundër Maqedonisë.

Ndërkohë, në pasditen e djeshme, teksa pritej që skuadra të stërvitej, plani ka ndryshuar, pasi Panuçi ka thërritur lojtarët në një analizë në orën 18:00.

Video-analisti Marko Rosi u ka shpjeguar lojtarëve të gjitha lëvizjet që kishin bërë keq gjatë stërvitjes së fundit. Kjo metodë pune është një risi në ekipin kombëtar, pasi nuk analizohet vetëm loja e kundërshtarëve, por edhe vetë stërvitjet e kuqezinjve.

PROBLEMI – Situata e mesfushorit Burim Kukeli shqetëson stafin teknik të Kombëtares. Edhe dje lojtari nuk është stërvitur me grupin, në një kohë që është parë me akull në këmbën e majtë.

Kukeli ka ardhur i dëmtuar nga ndeshja e fundit me Sionin, por nuk e rrezikon aktivizimin të shtunën. Ndërkohë, dje i është bashkuar grupit edhe mesfushori Jahmir Hyka, që mbërriti me vonesë për shkak të udhëtimit nga SHBA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera