Lajme

Pantina: LVV-ja e hapur edhe për AAK-në e Nismën

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 04 July 2017

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka thënë për “Zërin”, se LVV-ja është e hapur edhe për AAK-në dhe Nismën, po që se këto dyja ndërkrejnë bashkëpunimin me PDK-në dhe heqin dorë nga posti i kryeministrit.

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me ta, por nëse Haradinaj heq dorë nga kandidati për kryeministër, gjë për të cilën e ka emëruar koalicioni PAN, ku bën pjesë edhe PDK-ja. Pra, në çdo koalicion ku PDK-ja është prezente dhe synon të jetë pjesë e Qeverisë, ne nuk jemi të gatshëm të bisedojmë”, ka potencuar ajo për “Zërin”.

Pos kësaj, ajo ka përjashtuar për koalicion edhe Listën Serbe, me ç’rast ka thënë se dy mistritë që duhet t’i jepen minoritetin serb, LVV-ja do të mundë t’ia jepte asaj pa e përfshirë në Qeveri.

-Advertisement-

Pantina ka folur edhe për takimet e krerëve të “Vetëvendosjes” me ndërkombëtarët, me ç’rast ka thënë se ata e mbështesin një Qeveri, e cila synon zhvillimin ekonomik dhe luftimin e krimit e të korrupsionit./Zeri/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera