Lajme

Paniku nga pacienti i parë me HIV, u dogj dhoma e tij

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 01 December 2021

Me 1 dhjetor shënohet Dita Botërore e HIV/AIDS-it, ditë kjo që i përkushtohet edukimit për virusin dhe sëmundjen në fjalë.

Në Kosovë gjatë këtij viti janë evidentuar tetë raste të reja. Njëjtë sikurse në atë të kaluarin, derisa janë mbi 40 persona që monitorohen nga Klinika Infektive.

E në këtë të fundit, paniku kishte qenë i lartë më 1986.

-Advertisement-

Në këtë vit, ishte shtruar pacienti i parë me këtë sëmundje.

Kjo u bë e ditur dhe u konfirmua vetëm kur mostra për analizë u dërgua në kryeqytetin kroat, ngase në Prishtinë nuk bëhej një e tillë.

Infektologu Ilir Tolaj që në atë botë ishte mjek-specializantë në këtë lëmi rrëfen për televizionin, panikun e asaj kohe nga personeli jo-shëndetësorë.

“E thirrëm fotografin e QKUK-së të asaj kohe që ta fotografonte ndryshimin që ju kishte shfaqur në gojë pacientit, ai donte ta fotografonte nga dera, korridori që ishte e pamundur të bëhej”, tregon infektologu Ilir Tolaj.

Por, këtu nuk përfundoi stigma. Pas vdekjes së këtij pacienti i gjithë inventari i dhomës së tij u dogj dhe dhoma u dezinfektua.

Tolaj shpjegon se pak a shumë, këso frike e panik pati edhe në fillim të pandemisë COVID-19 derisa u mësua më shumë rreth këtij virusi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera