Panikë në Serbi: Kërcënime me bomba në spitale, fakultete e hekurudha
Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 19 May 2023
Raportimet për disa bomba të vendosura kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Klinike “Zvezdara” dhe Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd, ka konfirmuar për Fonet Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
“Ekipet janë në terren në të dyja institucionet dhe gjithçka do të kontrollohet”, thuhet në MPB.
Edhe policia në Novi Sad evakuoi dhe ndaloi hyrjen në disa vende për shkak të raportimeve për bomba. Fakulteti i Shkencave Teknike, Institutet e Sremska Kamenicës, Stacioni Hekurudhor, Fakulteti Filozofik janë evakuuar. Në adresat e mediave dhe shërbimeve kompetente kanë mbërritur mëngjesin e sotëm emailet nga “Grupi Subverziv Mizantropik”.
“Bombat janë të planifikuara për të shpërthyer sot, gjatë mëngjesit dhe pasdites së hershme,” thuhet në email.
Në këto ambiente po vijojnë kontrollet e policisë.
Ditët e fundit ka pasur raportime për mjete shpërthyese të vendosura në shkolla në Beograd, por edhe në vende të tjera në Serbi.
Pardje në adresat e 117 shkollave fillore dhe të mesme në Beograd është dërguar një e-mail kërcënues, ku thuhet se në ato shkolla janë vendosur bomba, si dhe se Beogradi do të fluturojë në ajër, ndërsa dje disa shkolla në Novi Sad dhe një shkollë në Sombor u raportuan se ishin vendosur bomba.
Denoncimet kanë qenë të rreme, por policia nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.
Të tjera
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...