Panairi i Punës në Gjakovë, ofron rreth 500 vende të punës
Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 26 April 2017
Për të dytin vit me radhë, sot në Gjakovë është mbajtur Panairi i Punës, i organizuar nga komuna e Gjakovës, ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe organizata gjermane GIZ.
Në këtë edicion të Panairit të Punës, prezentë kanë qenë 40 kompani dhe institucione tjera jo vetëm të Gjakovës por edhe të vendeve tjera të Kosovës, të cilat së bashku kanë hapur rreth 500 vende pune apo punë praktike me mundësi vazhdimi.
Hapjen e Panairit e ka bërëkryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila mes tjerash ka thënë se aktivitete të tilla janëmekanizmat më të mirëdhe më praktikë që ofrojnë kompaninë dhe punë ofruesit me të rinjtë dhe me punëkërkuesit potencial. Ajo ka shtuar se ky panair është një mundësi e mirë për të gjithë ata që dëshirojnë ta gjejnë një vend pune, prandaj edhe ka apeluar, sidomos tek të rinjtë, që ta vizitojnë këtë panair dhe të shikojnë të gjitha mundësitë që ofrojnë kompanitëpjesëmarrëse.
Duke u nisur edhe nga rezultatet e vitit të kaluar, ku ishin punësuar rreth 20 për qind e aplikuesve, por edhe nga trendi i sivjetmë, kryetarja Kusari – Lila, ka potencuar se tregu ofron vende të mjaftueshme të punës, por problemi kryesor mbetet tek mungesa e kualifikimeve të duhura për vende të caktuara të punës.
Sipas kryetares Kusari – Lila, vendet e punës në sektorin e prodhimit nuk po gjejnë interesim të duhur tek të rinjtë, prandaj ajo ka apeluar tek ata që kërkojnë punë që të mos shikojnë vetëm punë administrative, por të shikojnë edhe mundësitë e aftësimit të tyre në sektorin e prodhimtarisë, pasi janë këta sektorë që e kanë kërkesën dhe mundësinë më të madhe për vende pune.
Të tjera
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...