Lajme

Pamjet e zyrave të djegura në veri

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 25 September 2021

Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok është djegur nga disa persona.

Përveç kësaj qendre, është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes.

Për këto raste ka njoftuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai e ka quajtur këtë akt kriminal me elemente terroriste

-Advertisement-

Sveçla ka kërkuar nga qytetarët në veri “që të respektojnë ligjet dhe të mos dirigjohen apo manipulohen nga ata të cilët mbijetojnë politikisht, apo përfitojnë materialisht, vetëm falë tensioneve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera